Printo këtë kapitullPrinto këtë kapitull

Blogu ynë

Problematikat në shkollë

Problematikat në shkollë

Çfarë është bullizmi(Nëpërkëmbja)?

Bullizmi është një abuzim sistematik i forces. Tek disa fëmijë merr formën e një ngacmimi të përsëritur dhe të nofkave. Për fëmijë të tjerë, bullizmi (nëpërkëmbja) mund të përfundojë në izolim nga shoqëria ose sulm fizik. Bullizmi mund të ndodh edhe online- ky quhet bullizëm (nëpërkëmbje)kibernetik. [1]

Sa dhe si ndikon Bullizmi kjo eshte gjithmonë relative. Një ditë që mund të ketë qënë e keqe për një fëmijë, për një fëmijë tjetër mund te ketë qënë shkatërruese. Duhet thënë që bullizmi vjen në forma më të buta zakonisht (p.sh ngacmim i pakëndshem ndodh më tepër se sa sulmet apo veçimi social) por sido që të jetë bullizmi është i dëmshëm (lëndues). Ky i fundit kur ndodh vazhdimisht mund të shkaktojë edhe dëme të përhershme fizike dhe psikologjike.

Mundësitë që ju ta pikasni dhe ta luftoni një rast bullizmi varen nga:

  • Lloji i bullizmit(nëpërkëmbjes) që fëmija është duke përjetuar- p.sh ngacmim verbal apo sulmi fizik
  • Nëse nëpërkëmbja bëhet nga një person i vetëm apo nga një grup personash
  • Sa ka ndikuar bullizmi tek fëmija juaj.
  • Cilat strategji mendoni ju dhe fëmija juaj se janë më efikase.

Pse ndodh bullizmi(nëpërkëmbja)?

Në një farë moshe shumë fëmijë mund të nëpërkëmbin moshatarët e tyre, por bullizmi(nëpërkëmbja) bëhet më e rrallë ma kalimin e moshës. Ka disa faktorë ndikues që mundësojnë bullizmin. Këta faktorë mund të kenë të bëjnë kryesisht  me temperamentin sulmues të një fëmije, nivelin e ulët të ndjeshmërisë, paragjykimet e ngulitura për një grup të caktuar njerëzish ose përvojat e këqija familjare të tilla si dhuna fizike ose emocionale.

Situata sociale në të cilën ndodhet një fëmijë është një faktor ndikues gjithashtu. Për shembull, kur fëmijët kalojnë nga shkolla 9-vjeçare në atë të mesme përpiqen të krijojnë pozicionin e tyre në hierarkinë e mjedisit të ri social. Po ashtu edhe fëmijët që mund të kategorizohen si anti-social kanë tendencën të ushtrojnë bullizmin(nëpërkëmbjen) tek të tjerët.

Si të dalloni simptomat e Bullizmit:

Bullizmi tek adoleshentët mund të jetë i vështirë  për t’u pikasur, pasi është më pak fizikisht i dukshëm krahasuar me bullizmin tek fëmijët në moshë më të vogël. Fëmija juaj mund të përpiqet ta fsheh këtë dukuri nga ju dhe nga të tjerët pasi mund të ndjehet në siklet,  nuk do që t’ju shqetësojë ose t’i japë rëndësi asaj. Fëmijët, zakonisht duan t’i largohen bullizmit thjesht dukemos tërhequr vëmendjen.

Një fëmijë që po përjeton bullizëm mund:

  • Të refuzojnë të frekuentojnë shkollën, ose sajojnë justifikime për të mos shkuar
  • Janë të shqetësuar dhe të trishtuar para ose pas mësimit
  • Thonë “unë e urrej shkollën” ose shprehen të frikësuar ndaj saj
  • Bëhen gjithnjë e më shumë të iyoluar ndaj saj
  • Kanë shenja të dëmtimeve fizike,p.sh mavijosje ose rroba të grisura
  • Kanë performancë të dobët në shkollë
  • Kthehet në shtëpi i dëmtuar ose me sende që i mungojnë
  • Shfaq ndryshime të dukshmenë sjellje ose emocione
  • Ka shqetësime gjatë gjumit
  • Ankohet vazhdimisht se ka dhimbje koke,stomaku, ose probleme të tjera fizike
  • Ka vetbesim dhe vetvlerësim të ulët.

Bullizmi mund të ndodhë kudo që një fëmijë shkon, jo vetëm në shkollë. Bullizmi si dukuri mund të shfaqet në shtëpi. Në aktivitetet sociale e sportive, dhe në mjediset e punës.


[1] Përdorimi i teknologjisë e  komunikimit virtual për të lënduar qëllimisht dikë.


Elasticiteti është aftësia për të përballuar emocionalisht uljet dhe ngritjet e jetës. Formimi i elasticitetit ka përfitime të rëndësishme për jetën. Këto përfitime përfshijnë reduktimin e mundësive për të qenë i nëpërkëmbur ose aftësinë për të përballuar bullizmin (nëpërkëmbjen).

Të gjithë fëmijët mund ta shohin elasticitetin si një mundësi për të luftuar bullizmin, por edhe për të zhvilluar aftësitë jetësore.

Nuk është asnjëherë shumë vonë për të ndërtuar elasticitetin tek fëmija juaj. Sa më shpejt të filloni, aq më mirë. Për këtë mund të sugjerohen disa ide:

  • Shprehjani dashurinë fëmijës suaj. Fokusohuni në aspektet pozitive të fëmijës suaj, por krijoni një balancë të dashurisë dhe lavdërimeve duke qenë edhe realist.
  • Jini mbështetës. Mund të jetë pak e vështirë teksa fëmija juaj po rritet të mbështetni një adoleshent është shumë ndryshe nga mbështetja që mund t’i jepni fëmijës kur është ende i vogël. Dëgjoni në mënyrë aktive si ndihet fëmija juaj, shqyrtoni së bashku mundësitë për të kapërcyer problemet dhe sugjeroni perspektiva ndihmuese.
  • Jepini liri fëmijës suaj. Fëmijët që kanë mundësi të takojnë dhe të miqësohen me njerëz të rinj zhvillojnë shprehitë dhe interesat sociale dhe zgjerojnë rrethin e tyre shoqëror. Ndërkohë, fëmijët që janë të izoluar, që kanë pak ose aspak miq janë ata që më së shumti bien pre e bullizmit( nëpërkëmbjes).
  • Nxisni fëmijët tuaj të jenë të sigurt kur është e nevojshme. Mësojini fëmijët që në moshë të vogël se të trajtimi i të tjerëve me respekt është gjëja e drejtë. Është e provuar tanimë se nëse një fëmijë trajton dikë me respekt, atëherë ai do të fillojë të kërkojë të njëjtën gjë edhe për vete nga të tjerët.

Roli juaj

  • Ju jeni modeli kryesor për fëmijët tuaj në shtëpi me familjen tuaj dhe në marrëdhëniet që keni me të tjerët.
  • Fëmija juaj e shikon nëse ju shfaqni respekt për të tjerët dhe zgjidhni konfliktet në një mënyrë dobiprurëse. Fëmija juaj mëson se kjo është mënyra e duhur për të bashkëvepruar me të tjerët. Nëse fëmija juaj ju shikon të silleni në mënyrë agresive atëherë ai me shumë mundësi do t’ju kopjojë.
  • Marrëdhëniet e mira familjare janë shumë të rëndësishme. Ato i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt, me respekt për veten. Mënyra se si ju silleni me fëmijën tuaj në shtëpi, ndikon në sjelljen nëpërkëmbëse. Një fëmijë që është i frikësuar nga prindërit ka më shumë gjasa që të nëpërkëmbë të tjerët, sepse dëshiron që të provojë ndjesinë e kontrollit dhe pushtetit.

Ju mund të ndërtoni marrëdhënie të mira me fëmijën tuaj, duke i qëndruar gjithmonë pranë atij.

  • Mënyra se si fëmijët sillen me njëri-tjetrin është gjithashtu shumë e rëndësishme. Bullizmi që ndodh nëpërmjet kushërinjve është një dukuri që haset shpesh. Duhet parë që ekziston një lidhje e qartë midis bullizmit që ndodh në shtëpi mes të afërmve dhe bullizmit që ndodh në shkollë. Mënyra si ju reagoni ndaj grindjeve që ndodhin midis të afërmve mund të ndihmojë fëmijën tuaj të bashkëveprojë në mënyrë konstruktive me shokët në shkollë.

Bashkëpunimi me shkollën e fëmijës suaj

Nëse fëmija juaj ndodhet nën shënjestrën e një sjelljeje nëpërkëmbëse në shkollë, dhe është duke kaluar kohë të vështira, atëherë ju duhet të merrni në konsideratë mundësinë për të bashkëpunuar me stafin e shkollës dhe fëmijën tuaj për të luftuar bullizmin.

Shkollat duhet ta marrin bullizmin (nëpërkëmbjen) shumë seriozisht. Mësuesja e fëmijës suaj duhet të jetë trajnuar për vrojtimin dhe trajtimin e bullizmit. Ju mund të punoni bashkërisht për të parandaluar në të ardhmen bullizmin. Shkolla duhet të japë sugjerime që do të ndryshojnë gjithmonë në varësi të rrethanave.

Kërkoni nga shkolla një kopje të dokumenteve të saj për politikat antibulliste që ajo ndjek. Gjithashtu kërkoni nga institucioni shkollor për mënyrën si politikat e tij do të vihen në zbatim në rastin e fëmijës suaj.

Si të përfshini shkollën

  • Diskutoni me fëmijën tuaj për përfitimet e të folurit në shkollë.
  • Pyeteni fëmijën tuaj nëse do të donte të ishte i pranishëm kur ju të flisni në shkollë. Gjithashtu pyeteni fëmijën nëse dëshiron që të flasë në mbledhje.
  • Caktoni një takim në shkollë ku ju të përzgjidhni një përfaqësues të këshillit të prindërve.
  • Diskutoni problemin me përfaqësuesin e shkollës, vendoseni atë përpara fakteve që keni.
  • Jini kategorik por jo të irrituar apo akuzues dhe jini të gatshëm të dëgjoni.
  • Mbylleni takimin me një plan se si mund të menaxhoni situatën.
  • Qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me shkollën.

Si duhen trajtuar rastet e ndryshme

Të gjitha ndërhyrjet që bëhen nga shkolla duhet të synojnë mbrojtjen e fëmijëve që kanë përjetuar nëpërkëmbje dhe t’i ofrojnë siguri atyre. Veprimtaria specifike e shkollës varet nga lloji i bullizmit që ndodh. Nëse bullizmi është i rëndë dhe shkon deri në shkelje kriminale, ju mund të përfshini policinë.

Çfarë duhet të bëni nëse sjellja nëpërkëmbëse vazhdon:
  • Është më e sigurt të bashkëpunoni me shkollën sesa të veproni në mënyrë individuale.
  • Informoni shkollën rreth çdo incidenti nëpërkëmbës. Mbani shënime të detajuara të asaj çka mund të ndodhë. Shënimet e detajuara mund të përfshijnë: foto të dëmtimeve fizike të shkaktuara nga sulmet fizike ose foto që dëshmojnë momente të bisedave në internet, mesazhe telefonike apo rrjete sociale.
  • Mbani kontakte të vazhdueshme me mësuesen kujdestare.
  • Flisni me drejtorin e shkollës.
  • Kërkoni të organizoni mbledhje me bordin e shkollës në të cilën të diskutoni për rëndësinë e çështjes.

Ndërsa po kërkoni më tej zgjidhjen e problemit, për sigurinë e fëmijës suaj ju mund të merrni në konsideratë një shkollë tjetër. Kjo do të ishte rrugëzgjidhja e fundit, por përpara se të merrni një vendim përfundimtar kërkoni dhe mendimin e fëmijës suaj.